E fejuara e princ Harry ka mungesë vetëbesimi

Mediale Vip

E fejuara e princ Harry ka mungesë vetëbesimi

Më: 14 janar 2018 Në ora: 22:28
Elizabeth Kuhnke

Meghan Markle përcillet hap pas hapi nga mediat britanike, ndërkohë që është caktuar data e martesës me princin Harry.

Aktorja 36-vjeçare amerikane shpesh duket në publik duke prekur flokët e saj.

Një gjë e tillë sipas ekspertëve është gjuhë e trupit dhe shenjë se Markle përpiqet të bëhet e qetë në mes të kaosit.

Duke folur për revistën Female, ekspertja e gjuhës së trupit, Elizabeth Kuhnke zbulon se loja me flokë nga Markle është taktikë e zakonshme e femrave për t’u qetësuar derisa ndiejnë presion dhe nuk ndihen mirë.

“Është versioni i rritur i një fëmije që shtrëngon një lodër të preferuar, skajin e nënës ose dorën e babait kur ndihet i shqetësuar dhe nuk di se çfarë të bëjë, apo të thotë," tha ajo.

Megjithatë, Kuhnke shton se gjestet e aktores nuk do të kishin kuptim të njëjtë sikur Markle të ndodhej në një mjedis privat.

“Kur ndjehet nervoz - duke ditur se miliona njerëz janë duke e shikuar dhe gjykuar - duke e prekur kokën dhe duke luajtur me flokë është një tregues i gjendjes psikologjike të nevojës për të mbrojtur veten," shpjegon ajo.

Kuhnke gjithashtu vuri në dukje se megjithëse Markle qartë ka përvojë të qenit në sytë e publikut, rrethanat janë shumë të ndryshme tani në dritën e angazhimit të saj me princin Harry.

Markle nuk është më thjesht duke e përfaqësuar veten si një aktore, por si një anëtare e afërt e familjes më të famshme mbretërore në botë.

Pritjet janë, natyrisht, shumë të ndryshme, andaj nuk është çudi që Markle mund të ndihet sikur është nën presion të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat