George Clooney kthehet në televizion

Mediale Vip

George Clooney kthehet në televizion

Më: 14 janar 2018 Në ora: 23:18
George Clooney

Amy Powell thotë se fituesi i dyfishtë i Oscarit për pjesëmarrje në një episod do të marrë rreth 1 milion dollarë.

Aktori amerikan George Clooney kthehet në ekranin e vogël në serinë e re "Catch-22", një përshtatje e romanit nga Joseph Heller.

Seria do të ketë vetëm gjashtë episode, i tha Hollywood Reporter Amy Powell, drejtor i Televizionit Paramount.

Ky do të jetë roli i parë për Clooney pas 20 vjetësh kur ishte paraqitur  në rolin e serisë televizive “Emergency”.

Romani satirik i Heller u botua së pari në vitin 1961. Përshtatja e romanit për skenën e filmit më 1970 u bë nga Mike Nichols.

Figura e romanit ndjek historinë e Yossarian, bombardues i aviacionit luftarak  dhe personazhe të tjerë që përpiqen të lënë ushtrinë para vdekjes së mundshme në ishullin e Pianos pranë Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat