Angelina ‘fsheh’ trupin e saj të dobët

Mediale Vip

Angelina ‘fsheh’ trupin e saj të dobët

Më: 14 janar 2018 Në ora: 23:34
Angelina Jolie

Aktorja Angelina Jolie përzgjodhi një fustan të bardhë asimetrik në ndarjen e Çmimeve për Kritikë, me të cilin u mundua të fshehë se ajo ende ka probleme me trupin e saj të dobët si pasojë e humbjes së kilogramëve.

Ndonëse në fustan dukej shumë e bukur, shumë vunë re atë që ka qenë prej kohësh temë e pamjes së Angelina Jolie në publik.

Image

Aktualisht, aktorja përballet me një peshë të dobët, gjë e cila mund të vërehej nga gjunjët dhe këmbët e saj.

Aktorja ishte përfolur shumë herë për mungesë të oreksit dhe se ajo kishte vetëm 35 kilogramë, por ajo insiston se nuk ka problem me peshën e saj.

Image

Përndryshe, filmi i Angelina 'First They Killed My Father' u propozua për zgjedhjen e kritikëve në kategorinë e filmit më të mirë të huaj.

Përveç përkushtimit të filmit, ajo nuk ka qenë e ndarë nga fëmijët e saj me të cilët ndjek premierat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat