Catherine Deneuve flet sërish: Ndjesë për viktimat e agresioneve

Mediale Vip

Catherine Deneuve flet sërish: Ndjesë për viktimat e agresioneve

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:21
Catherine Deneuve

Ylli francez i filmave, Catherine Deneuve thotë se i qëndron gjithçkaje që tha në një letër të hapur, pak ditë më parë, në të cilën kritikonte lëvizjen “#MeToo”, por në të njëjtën kohë kërkoi ndjesë nëse kishte ofenduar viktimat e agresioneve seksuale.

Në një letër të dytë, të publikuar këtë herë në faqen e internetit të gazetës “Liberation”, Denueve thotë se ajo përshëndet me përzemërsi viktimat e këtyre akteve të turpshme, e kërkon ndjesë nëse mund t’i ketë fyer ato.

Por, asgjë në letrën e parë të saj nuk thoshte asgjë të mirë për ngacmimet seksuale, pasi nëse do të ishte kështu, ajo nuk do ta kishte nënshkruar kurrsesi atë.

Javën e kaluar, Deneuve nxiti kritika nga grupet feministe, duke iu bashkuar 99 grave të famshme franceze në një letër të publikuar në “Le Monde”, e ku akuzohej lëvizja e “Hollywood”-it antiabuzim për censurë dhe intolerancë.

Ajo mbrojti të drejtën e burrave për të flirtuar me gratë dhe e cilësoi fushatën e denoncimeve, një gjueti shtrigash e një kërcënim ndaj lirisë seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat