Mozzik dhe Getinjo me këngë të re, zbulojnë a do t’i bashkohen ndonjë labeli

Mediale Vip

Mozzik dhe Getinjo me këngë të re, zbulojnë a do t’i bashkohen ndonjë labeli

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:26
Mozzik dhe Getinjo

Ka pak ditë që dy reperët Mozzik dhe Getinjo janë larguar nga labeli "On Records".

Por, kjo gjë nuk i ka ndalur ata të vazhdojnë me projekte të reja

Në një postim që ka bërë në Insta-Story, Getinjo ka paralajmëruar projektin e ri të cilin do ta sjell në bashkëpunim me vëllain e tij, Mozzik.

I kontaktuar nga lajmi.net, Getinjo ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete në lidhje me këtë këngë, por së shpejti do të bëhen të ditura detajet.

Mirëpo, i pyetur rreth asaj nëse do t’i bashkohen ndonjë labeli pas largimit nga “On Records”, reperi tha “Njëherë për njëherë jo”.

“Xhelozia”, “Helem”, “Mucho Dinero”, “Me hile”; janë disa prej projekteve të suksesshme të Mozzik dhe Getinjos, por të gjitha këto projekte janë fshirë pas largimit të tyre nga labeli “On Records”. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat