Aktorja e famshme turke Ebru Ozkan, e njohur në Shqipëri si Dilara në filmin turk ‘Fate të Kryqëzuara’ është bërë nënë për herë të parë.
39-vjeçarja ka sjellë në jetë një vajzë, pagëzuar me emrin Biricik me bashkëshortin Ertan Saban.
Vajza e tyre erdhi në botë të premten. Dy aktorët janë martuar më 4 korrik të 2016.