Habit këngëtarja shqiptare: Unë dhe Sinan Hoxha të mbyllur në një dollap

Mediale Vip

Habit këngëtarja shqiptare: Unë dhe Sinan Hoxha të mbyllur në një dollap

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:23
Anxhela Peristeri

Meqenëse janë vazhdimisht të angazhuar në koncerte brenda dhe jashtë vendit, artistët tanë nganjëherë gjenden në disa situata interesante.

Fituesja e festivalit “Kënga Magjike 2017”, Anxhela Peristeri ishte e ftuar në një intervistë për emisionin “Why not”.

Në një moment, këngëtarja ka treguar një histori interesante që i ka ndodhur asaj bashkë me Sinan Hoxhën kur ishin në Amerikë.

Ajo tregon se si ndodhi të futej në dollap me Sinan Hoxhën për të pirë duhan, ngase në ambientin e brendshëm nuk lejohej.

“E gjetëm dollapin bosh dhe hymë. Faktikisht në Amerikë nuk lejohet duhani, askund në ambientet e brendshme. Jashtë ishte -17 gradë celcius. Kështu që ne të dy gjetëm një dollap që ishte i hapur lart me tavan dhe hymë atje e pimë një cigare aty”, ka thënë ajo. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat