Dikur të dashuruar, Soni Malaj nuk i kursen përgjigjet për Flori Mumajesin

Mediale Vip

Dikur të dashuruar, Soni Malaj nuk i kursen përgjigjet për Flori Mumajesin

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:32
Soni Malaj dhe Flori Mumajesi

Për të gjithë ata që mbajnë mend, Soni Malaj dhe Flori Mumajesi kanë patur një lidhje dashurie bashkë të cilën e bënë edhe publike.

Megjithatë kjo marrëdhënie ishte e destinuar të mos zgjaste ndaj edhe secili prej këngëtarëve ka vazhduar jetën e tij. Megjithatë, sot pasi kanë kaluar kaq vite, Soni Malaj u përball me një pyetje të sikletshme teksa ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan’.

‘Për çfarë arsye do të kishte pranuar një bashkëpunim me Florin?’ ka qenë pyetja që iu drejtua nga deputeti socialist këntgëtares, shkruan Intv.

“Me Florin do të bashkëpunoja. E kam mik. Nuk kam arsye madhore për momentin për t’iu rikthyer një bashkëpunimi, por do të rikthehesha në çdo kohë.Për një mision humanitar, apo nëse fansat tanë do e kërkonin, atëherë do të bashkëpunoja me të.”është përgjigjur Soni duke na lënë të kuptojmë se mes tyre nuk ka hatërmbetje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat