Jonida Shehu flet për familjen: Bashkëshorti im...

Mediale Vip

Jonida Shehu flet për familjen: Bashkëshorti im...

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:08
Jonida Shehu

Gazetarja e njohur Jonida Shehu jeton një dashuri të bukur me partnerin e saj, Albi ?ifligu prej disa vitesh dhe prej disa muajsh ata janë prindër të vajzës Kristal.

Sot gazetarja ishte e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan nga ku zbuloi më shumë për bashkëshortin dhe familjen.

Shehu tha se bashkëshorti i saj është personi që vlerëson recetat e saj, ndërkohë që shtoi se është tejet i sinqertë në atë që thotë. Ajo tha se do kishte dashur që ai të mos ishte aq i sinqertë, pasi shpesh nëse nuk i pëlqen diçka ai ia thotë edhe nënës së saj e cila gatuan ndonjëherë për ta.

“Unë jam njeri që nuk gatuaj shpesh, i kam qejf recetat, shikoj shumë në internet, por çaloj me praktikën. Por kur gatuaj të paktën deri tani rezultati ka qenë shumë i mirë. Unë nuk jam njeri që kam neps të madh, por bashkëshorti im i vlerëson recetat e mia dhe është më shumë se i sinqertë. Unë do doja ta kishte pak këtë hipokrizinë dhe të thoshte: Është shumë e mirë kjo që ke gatuar, por jo.

Këtë gjë ai nuk e ka vetëm me mua, por edhe me mamin tim, i thotë: Kjo nuk hahet, nuk më pëlqen. Jo gjithmonë ka të bëjë vetëm me shijen, por edhe me diçka që mund të jetë vendosur në cep të pjatës që atij nuk i pëlqen”, tha Shehu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat