Vdes këngëtarja e grupit The Cranberries

Mediale Vip

Vdes këngëtarja e grupit The Cranberries

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:09
Dolores O'Riordan

Këngëtarja irlandeze, Dolores O'Riordan, vdiq papritur të hënën në Londër, në moshën 46-vjeç.

Ajo ishte në një vizitë të shkurtër në Londër për xhirimin e muzikës, dhe kohët e fundit ka pasur një shëndet të keq, shkruan Independent.

"Irlanda dhe këngëtarja ndërkombëtare Dolores O'Riordan vdiq papritur në Londër sot. Ishte 46-vjeç. Të dhënat e tjera nuk janë në dispozicion. Anëtarët e familjes kanë kërkuar privatësi në këto momente të vështira”, shkruan menaxheri i këngëtares së ndjerë.

Dolores ishte pjesë e grupit të njohur The Cranberries.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat