Mbretëresha zbulon një detaj të tmerrshëm për kurorën e saj

Mediale Vip

Mbretëresha zbulon një detaj të tmerrshëm për kurorën e saj

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:40
Mbretëresha britanike Elizabeth II

Mbretëresha britanike Elizabeth II ka paralajmëruar të gjithë ata që mund të bartin kurorën që me këtë rast të mos largojnë vëmendjen prej saj, pasi mund të lëndojnë qafën.

Në një intervistë të rrallë për BBC, me rastin e filmit dokumentar për kurorëzimin e saj në vitin 1953, mbretëresha tha se kurora perandorake britanike ishte "e zhbllokuar".

Kurora e rëndë 1.3 kilogramë është krijuar për kurorëzimin e babait të saj, mbretit, George VI dhe mbretëresha e kishte bartur në kurorëzimin e saj dhe e bart gjatë hapjes vjetore të Parlamentit.

“Për fat të mirë, babai im dhe unë kemi formën e njëjtë të kokës”, tha mbretëresha në filmin dokumentar.

"Por sapo ta keni vendosur atë, ajo qëndron. Ju nuk mund të shikoni poshtë për të lexuar fjalimin, por ju duhet ta ngrini letrën në lartësinë e syve tuaj", shpjegoi ajo.

"Sepse, nëse shikoni poshtë, do të thyeni qafën dhe kurora do të binte", tha Elizabeth, duke buzëqeshur. "Pra, kurora ka disa mangësi, por ato janë ndryshe shumë të rëndësishme."

Kurora ka rreth 3000 diamante, safir, smerald, perla. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat