Të jesh e famshme kushton

Mediale Vip

Të jesh e famshme kushton

Më: 15 janar 2018 Në ora: 21:54
Familja Kardashian

Të jesh e famshme jo gjithnjë është pozitive. Fama për personazhet VIP ka sjellë edhe mjaft probleme, për vetë faktin se humbet privatësia dhe jeta e tyre është gjithnjë në qëndër të vëmendjes së publikut.

Shembulli më i mirë për këtë janë motrat Kardashian, të cilat për shkak të famës dhe kureshtjes së madhe të fansave për të mësuar gjithcka që lidhet me to, janë të detyruara që ti largohen syrit të tyre.

Rasti më i mirë është ai i motrës më të vogël të Kim, e cila në media po përflitet për një shtatzani të mundshme edhe pse bukuroshja ende nuk ka konfirmuar lajmin.

Në një intervistë dhënë për mediat mamaja e motrave Kardashian ka thesuar se vajza e saj e vogël po përjeton një periudhë stresi për shkak të insistimit të vazhdueshëm të mediave dhe publikut për të mësuar për jetën e saj. Madje theksoi Kriss për të ruajtur privatësinë, ne kujdesemi që çdo njëri që na rrethon të jetë i besueshëm dhe nuk do të shfrytëzojë situatën.

Pra siç mund të kuptohet të qenurit një personazh i famshëm, nuk është aspak e thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat