Noizy humbet bastin! Blerim Destani zbulon më në fund datën e publikimit të këngës së re

Mediale Vip

Noizy humbet bastin! Blerim Destani zbulon më në fund datën e publikimit të këngës së re

Më: 16 janar 2018 Në ora: 17:14
Noizy dhe Blerim Destani

Blerim Destani zbulon më në fund datën e publikimit të këngës së re të Noizyt.

Aktori i njohr ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për t’i njoftuar fansat se kënga e re e Noizyt me titull ‘Gjuha e kampionit’ do të publikohet nesër në ora 16:00.

”Neser me Date 17/Janar Do të lansoj këngën time të parë Gjuha e Kampionit. Ora 16:00 #BastiBukur  [??] ”, ka shkruar Blerimi me shaka përkrah një fotografie të Noizyt të shkëputur nga klipi.

Kujtojmë se arsyeja se përse Blerim Destani e kishte në dorë datën e publikimit të këtij projekti ishte një bast që Noizy e ka humbur.

Ky i fundit nuk ka pasur se si të mos reagoi i inatosur pranë postimit të mikut të tij ndërsa këngën e cila do të publikohet nesër ( e mërkurë) e ka paralajmëruar edhe vetë në Instagram.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat