Sportistja e Kosovës me dy djemtë e saj, ka ndryshuar për disa aspekte!

Mediale Vip

Sportistja e Kosovës me dy djemtë e saj, ka ndryshuar për disa aspekte!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2018 Në ora: 19:22
Sportistja e Kosovës me dy djemtë e saj,

Ish hendbollistja e mirënjohur Admire Hasani, ndryshe njihet si nga më shtatlartet që ka pasur Superliga e Kosovës, në vitet e pasluftës, ka ndryshuar shumë në jetën e saj!

Ajo nuk është hendbolliste aktive, por më shumë i kushton rëndësi familjes, pa e përjashtuar mundësinë që një ditë sërish të merret me sport, sigurisht si trajnere. Admire Hasani-Tovërlani, ka dy djem, sikurse molla. Andin 7 vjeç dhe Artin tre vjeç, tani e pret edhe një fëmijë tjetër.

Ajo është e lumtur për jetën bashkëshortore dhe për fëmijët e saj. Jeta e saj ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë për të mirë dhe shpreson një ditë djemtë e saj që të merren me sport. Ish hendbollistja e Vjosës së Shtimes, Vicianeve nga Samadrexha dhe Prishtinës, ka qenë si stuhi për shumë mbrojtje rivale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat