Pas lajmit mbi ndarjen nga bashkëshorti, Eneda Tarifa duket gati të fillojë projektin e ri

Mediale Vip

Pas lajmit mbi ndarjen nga bashkëshorti, Eneda Tarifa duket gati të fillojë projektin e ri

Më: 16 janar 2018 Në ora: 21:49
Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja

Lajmi se Eneda Tarifa dhe bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja i dhanë fund martesës, pushtoi të gjitha mediat ditën e djeshme. Ndonëse cilësoheshin si një nga historitë më të gjata të showbizz-it, ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 18 vjeçare. Pavrasisht përhapjes së lajmit, asnjëri prejt yre nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Ndërsa këngëtarja Eneda Tarifa u shfaq sot me Miriam Canin, në një foto të publikuar nga kjo e fundit. Ata do të jenë së bashku pjesë e jurisë së “The Voice Kids”. Në foton e publikuar në Instagram, Miriam shkruan:  ‘Jeni gati?’, ndërsa bën të ditur edhe faktin se programi do të fillojë më 19 janar.

Marrëdhënia e Enedës dhe Erjonit u forcua edhe më shumë pas lindjes së vajzës së tyre, Arias, por tashmë duket se gjithçka ka mbaruar.Ata prej vitesh ishin bashkëpronarë të një klubi në kryeqytet, ndërsa çelja e sezonit të ri e ka gjetur Enedën larg këtij biznesi dhe Erjoni ka vazhduar punën si më parë. Këngëtarja është parë duke kënduar në një nga lokalet konkurrente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat