Arbana Osmani zbulon detajin e parë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”

Mediale Vip

Arbana Osmani zbulon detajin e parë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:52
Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani vijon përgatitjet intensive në mënyrë që në muajin shkurt të nisë rrugëtimin me emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar në ekranin e Top Channel nisi të transmetohej edhe spoti i “Dua të të bëj të lumtur”, një produksion i cili, ashtu si sezonin e kaluar, pritet të ketë sukses dhe shikueshmëri të garantuar edhe këtë sezon të ri duke u përpjekur tu dhurojë lumturi jo vetëm atyre që janë protagonistë në emision por edhe shikuesve të cilët e ndjekin atë përmes historive njerëzore.

 

Ftesat u bene gati???? @duatetebejtelumtur_topchannel @topchannelalbania

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Por duke qenë se jemi shumë afër nisjes së emisionit, Arbana ka zbuluar një detaj të rëndësishëm nga formati. Në rrjetin social Instagram moderatorja ka publikuar ftesat e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, të cilat kanë një dizenjo mjaft të vecantë dhe me ngjyrë ari. Krah fotos së publikuar Arbana shkruan: “Ftesat u bënë gati”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat