Bes Kallaku i shkrin të gjithë së qeshuri: ‘Kështu i propozova Xhensilës’

Mediale Vip

Bes Kallaku i shkrin të gjithë së qeshuri: ‘Kështu i propozova Xhensilës’

Më: 17 janar 2018 Në ora: 15:27
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Ndonëse janë një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it shqiptar dhe dasma e tyre ishte kryefjala e verës që lamë pas, Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë treguar të rezervuar përsa i përket disa çështjeve të marrëdhënies së tyre, siç ishte propozimi për martesë.

Në intervista të mëparshme Xhensila ka rrëfyer se nuk ka marrë propozimin klasik që ajo do të kishte dëshiruar, ndaj dhe ende nuk është e qartë sesi çifti vendosi për të shkuar drejt altarit.

Dhe duke qenë se e gjithë kjo çështje është enigmë, Besi ka vendosur të bëjë humor me këtë fakt, duke postuar në Instagram një foto që ilustron “propozimin” që ai i ka bërë bashkëshortes.

“Kështu i propozova Xhesilës hahaha...”-ka shkruar Kallaku në përshkrimine  fotos, ku unaza shihet jo e vendosur në kutinë tradicionale, por në një domate.

Kjo sigurisht lidhet edhe me një tjetër dashuri të madhe të Besit, pasi më parë ai ka treguar se është i fiksuar pas domateve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat