Catherine Zeta-Jones i del në mbrojtje të shoqit pas akuzave!

Mediale Vip

Catherine Zeta-Jones i del në mbrojtje të shoqit pas akuzave!

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:19
Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones

Akuzat seksuale në Hollywood kanë shpërthyer nga të gjitha anët, por jo çdokush po i sheh me sy të mirë. Disa figura kinematografike kanë dalë hapur me qendrimet e tyre lidhur me çështje të tilla, duke i cilësuar ndryshe si “gjueti shtrigash”. Së fundmi, ka qenë Michael Douglas ai që është akuzuar nga një punonjëse për përdorim fjalori të ndyrë dhe masturbim në prani të saj.

Douglaa ka reaguar menjëherë, duke mohuar çdo fjalë të palës akuzuese, e duke këmbëngulur që çdo gjë është një gënjeshtër. Disa prej ndjekësve të flaktë të çështjeve të kësaj natyre kanë mbetur të pakënaqur nga përgjigja e aktorit, por ka qenë Catherine Zeta-Jones ajo që i ka dalë në krahë bashkëshortit. Ajo ka deklaruar se familjarisht qendrojnë krahë çështjes #MeToo, ashtu sikurse mendojnë se femrat duhet të kenë lirinë e veprimit dhe fjalës, pa frikën e ndonjë ngacmimi seksual.

Zeta-Jones ka thënë se e kupton deklaratën e të shoqit dhe nuk ka ndërmend të dyshojë për të kundërtën, duke e mbyllur çështjen një herë e mirë. Sa rrëmujë në Hollywood.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat