Komunikimi mes Skerdit e Miss Shqipërisë konfirmon lidhjen e tyre?

Mediale Vip

Komunikimi mes Skerdit e Miss Shqipërisë konfirmon lidhjen e tyre?

Më: 17 janar 2018 Në ora: 21:55
Skerdi dhe Klaudia Kalia

Pak javë më parë, në ballinën e mediave rozë qëndronte lajmi se artisti i ri shqiptar, Skerdi, është në lidhje me Miss Albania 2017, Klaudia Kalia.

Këto thashetheme nisën në kohën kur këngëtari publikoi këngën e tij të re me titull “Tradhtare” e cila u shndërrua në hit për shumë pak ditë.

Përveç shumë artistëve e fansave, Skerdi mori mbështetje edhe nga modelja në fjalë, e cila postoi një pjesë të këngës në llogarinë e saj në Instagram, e më pas këngëtari nuk ngurroi edhe t’i komentonte.

Një gjë pothuajse e tillë ndodhi edhe pak minuta më parë. “Tradhtare” ka arritur t’i mbledhë më shumë se tre milionë klikime në youtube, e këtij lajmi iu gëzua vetë protagonisti i kësaj kënge i cili shfrytëzoi rrjetin social Instagram për t’i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën.

Për këtë lajm të mirë, Skerdi zgjodhi t’i postonte tri fotografi ku shihet me një qen në krah. Pikërisht nën këto foto, komentoi Klaudia, e cila shkroi: “Qenin nuk e besoj ta kesh tradhtar”. Mes shumë komentesh, artisti zgjodhi t’ia kthente vetëm modeles, duke i thënë: “Asnjëherë nuk të tradhton qeni”.

Nuk dihet akoma nëse Skerdi e Klaudia kanë diçka mes vete, pasi që asnjëri prej tyre nuk e kanë konfirmuar akoma lajmin, por shkëmbimi i komenteve e i pëlqimeve me sa duket e vërteton këtë gjë…

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat