Dedikuar ish-it?! Era reagon për herë të parë pas deklaratës së Fatonit!

Mediale Vip

Dedikuar ish-it?! Era reagon për herë të parë pas deklaratës së Fatonit!

Më: 17 janar 2018 Në ora: 22:21
Era Istrefi

Ka premtuar se do të sjellë plot projekte të reja, ndërsa par pak ditësh Faton Shoshi bëri një deklaratë jo pak pikante. Sipas tij, kur Era ishte nën menaxhimin e Shoshit, kishte bashkëpunuar me Sia-n, por këngën në fjalë nuk do të mund ta dëgjojmë kurrë, për aq kohë sa Strefie ndërpreu marrëdhëniet me Fatonin. Nga ana tjetër, duket se sot ka ardhur një reagim nga Era…

Këngëtarja ka publikuar një foto ‘selfie’, poshtë së cilës ka shkruar: “Zemër unë jam krejt tjetër”. Një frazë e tillë duket se i dedikohet dikujt me të cilin Strefie nuk ka më marrëdhënie, e duke marrë parasysh të rejat më të fundit, mendohet se fjalët i adresohen vetë Fatonit. Nga ana tjetër, ky mund të jetë edhe një ndër vargjet e shkëputura nga një nga projektet e saj që pritet të sjellë së shpejti.

 

Zemër un jom kejt tjetër

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

Megjithatë, duke marrë parasysh se Shoshi ka folur shumë së fundmi për Erën në intervista të ndryshme, asnjëherë nuk i dihet. Të jetë kundërpërgjigjur Strefie vallë…?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat