“The Voice Kids”, Miriam Cani: Një spektakël me shumë talente. Eneda Tarifa: S’ka me hatër

Mediale Vip

“The Voice Kids”, Miriam Cani: Një spektakël me shumë talente. Eneda Tarifa: S’ka me hatër

Më: 17 janar 2018 Në ora: 23:03
Eneda Tarifa

Miriam Cani dhe Eneda Tarifa janë dy prej trajnerëve të këtij edicioni në “The Voice Kids”, por ato janë edhe 2 nëna të reja, e si të tilla do të jenë më të ndjeshme ndaj fëmijëve që do të marrin pjesë në këtë spektakël.

Të ftuara në emisionin “Top Show Magazine”, ato kanë folur për spektaklin që do të “pushtojë” ekranin e çdo shqiptari, çdo të premte ora 21:00 duke nisur nga data 19 janar.

“Nuk kam parë një spektakël me kaq shumë talente të vegjël, si këtë vit në The Voice Kids”, tha Miriam Cani.

Image

Ndërsa Eneda Tarifa theksoi se asnjë prej fëmijëve nuk do të mbahet me hatër, edhe nëse ata do të këndojnë këngët e tyre.

“Nuk ndikon. Qejfi të bëhet, por aty je për një mision”, u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat