Akuzat ndaj Michael Douglas, reagon Catherine Zeta-Jones

Mediale Vip

Akuzat ndaj Michael Douglas, reagon Catherine Zeta-Jones

Më: 18 janar 2018 Në ora: 12:25
Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones

Duket se janari I 2018 ka sjellë një tjëtër trend në Hollywood, atë të shpërthimit të akuzave seksuale nga ana e artistëve.

Pas aktores me origjinë shqiptare Eliza Dushku, akuza të tilla kanë përfshirë edhe një ndër aktorët më të njohur, Michael Douglas, i cili është akuzuar nga një punonjëse për përdorim fjalori të ndyrë dhe masturbim në prani të saj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit, i cili ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar faktin se çdo gjë e thënë në drejtim të tij është gënjeshtër.

Por përveç reagimeve të vetë personazheve, të përfshira në skandale seksuale, në krah të tyre kanë ardhur edhe kolegët. Në rastin e akuzave ndaj Michael Douglas ka reaguar bashkëshortja e tij Catherine Zeta-Jones e cila ka deklaruar se familjarisht qendrojnë krahë çështjes.

Bashkëshortja e aktorit ka shprehur besimin ndaj Douglas, dhe se nuk ka asnjë dyshim për fjalët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat