Shpresojmë të jetë shaka, kështu ia ka vendosur emrin vajzës Kim Karadashian?

Mediale Vip

Shpresojmë të jetë shaka, kështu ia ka vendosur emrin vajzës Kim Karadashian?

Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:23
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West u bën prindër për herë të tretë dy ditë më parë.

Lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së tyre të vogël, e konfirmoi vetë Kim Kardashian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruante: Kanye dhe unë jemi shumë të lumtur që të njoftojmë ardhjen në jetë të vajzës sonë të bukur dhe të shëndetshme. Jemi jashtëzakonisht shumë mirënjohës surrogates sonë, e cila na bëri realitet ëndrrat, gjithashtu dhe mjekët e mrekullueshëm për kujdesin e tyre të veçantë. North dhe Saint janë shumë të lumtur të mirëpresin motrën e tyre të vogël.

Mësuam se vajza kishte lindur 7 kg  nga Dr Paul Crane në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në L.A., por ajo për të cilën të gjithë ishim kureshtarë të mësonin ishte emri. Një postim në Instagram i Kimit na ka çuditur me të vërtetë shumë.

Ylli i “Keeping Up With Kardashian” ka publikuar logon e markës “Louis Vuitton” duke mos e shoqëruar me asnjë përshkrim.

Kaq ka mjaftuar dhe fansat kanë menduar se 37-vjeçarja ka vendosur ta quajë vajzën e saj Louis Vuitton… Sa e çuditshme, shpresojmë që të mos ta ketë bërë këtë marrëzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat