Krejt natyrale: Miriam Cani refuzon grimin, ujë e sapun dhe duket bukur

Mediale Vip

Krejt natyrale: Miriam Cani refuzon grimin, ujë e sapun dhe duket bukur

Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:31
Miriam Cani

Edhe e pagrimuar ajo e dëshmon se një grua mund të duket bukur.

Mund t’ua vëmë fajin gjeneve të mira, kujdesit ndaj lëkurës e plot faktorëve të tjerë, por Miriam Cani është dëshmia e “gjallë”, që bukuria natyrale është më e mira.

Këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në Profilin e saj në Instagram, shfaqë një shkëlqim rrezatues të lëkurës së saj, përderisa në fytyrë nuk ka asnjë grimcë make-up.

Cani që në nëntor të vitit që lamë pas publikoi dy projekte muzikore, një solo e një në bashkëpunim me Alban Skënderaj, bashkëshortin e saj, nesër nis një tjetër rrugëtim.

Ajo do zë një ulëse në jurinë e një spektakli të madh, që do tentojë të nxjerrë në pah zëra të bukur fëmijësh përmes garës në “Voice of the Kids”, në Top Channel në Shqipëri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat