Gwyneth Paltrow tregon unazën gjigante të fejesës

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow tregon unazën gjigante të fejesës

Më: 19 janar 2018 Në ora: 10:11
Gwyneth Paltrow

Pas katër vjetësh lidhje dashurie, Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk e kanë zyrtarizuar fejesën e tyre.

Paltrow ka shfaqur edhe unazën gjigante të fejesës në ballinën e revistës Goop Magazines’s Sex & Love.

Në intervistën e saj, aktorja ka thënë për Falchuk se është burri i duhur, njeriu me të cilin ajo duhej të ishte.

Pavarësisht që fotografia e çiftit në revistë ishte bardh e zi, shihej qartë se unaza e fejesës së aktores ka një gur gjigant dhe nuk është shumë tradicionale – ka një gur që është me ngjyrë më të errët dhe prerja e tij poashtu është ndryshe nga diamantët e zakonshëm.

Aktorja fituese e çmimit Oscar ishte e martuar me Chris Martin nga Coldplay për 11 vjet me radhë  para se të ndaheshin në vitin 2014.

Ndërsa në këtë intervistë, aktorja ka treguar se pse ka vendosur që të lidhet me Falchuk.

“Personalisht, në vitet e meso moshës, jam përpjekur të pranojë se sa komplekse mund të jetë dashuria.  Kam vendosur t’i japë edhe një shansë, jo vetëm sepse besoj se kam gjetur njeriun që ishte “e shkruar” të jem me të por edhe se pse kam pranuar të gjitha ndjenjat që vijnë nga dashuria”, ka thënë ajo.

Paltrow dhe Falchuk që është producent, scenarist dhe bashkë krijues i “Glee” kur ajo është paraqitur në këtë shoë në vitin 2010.

Lidhja e tyre filloi në verën e vitit 2014.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat