Aktori shumë i dashur për publikun, Tom Hardy ka edhe një profesion të dytë.
Hardy, përveç fizikut që pëlqehet shumë nga vajzat, ndër të tjera njihet për rolet e tij në “The Revenant” dhe”Mad Max: Fury Road”.
Por kjo situatë do të ishte ndryshe po që se Hardy do të ndiqte karrierën muzikore që e nisi në vitin 1999.
Së fundmi një album me këngë të shkruara dhe performuara nga Tom Hardy e Eddie Too Tall, është publikuar online.
Albumi “Falling on Your Arse in 1999” që ka 18 këngë tregon se Hardy kishte potencial për një karrierë si rep artist.