Tenori me famë botërore flet në superlativ për tenorin Ramë Lahaj

Mediale Vip

Tenori me famë botërore flet në superlativ për tenorin Ramë Lahaj

Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:51
Ramë Lahaj

Placido Domingo, tenori i famshëm spanjoll nuk ka kursyer fjalët  e bukura e lëvdatat për tenorin kosovar Ramë Lahaj, i cili është bërë një zë i njohur për shtëpitë më të mëdha të operës në botë.

Domingo që ka realizuar me qindra opera në plot gjuhë të botës në shtëpitë e operës më prestigjioze që ka planeti, në një video flet për bashkëpunimin me Lahajn, për të cilin thotë se nuk ka rëndësi prej nga vjen, sepse zëri i tij është i mahnitshëm.

“Nuk ka rëndësi se prej nga vjen nëse zëri i dikujt ka kualitet. Kosova mund të jetë një vend që nuk është prezantuar shumë, por ai vend ka këngëtarë të mrekullueshëm”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat