Kim Kardashian dhe Kanye West zgjodhën një emër vërtetë interesant për fëmijën e tyre të tretë – Chicago, kjo sipas vendlindjes së reperit Kanye.
Këtë njoftim ë bëri të ditur Kim në aplikacionin e saj , suke postuar thjesht vetëm fjalët “Chicago West”.
Siç kemi raportuar edhe më herët, çifti i famshëm e sollën në jetë vajzën e tyre përmes një nëne surrogate, e cila lindi të hënën. Kim ishte në sallën e lindjes gjatë kësaj kohe dhe bëhet e ditur se ajo ishte personi i parë që kishte kontaktin e parë lëkurë-më-lëkurë me beben.
Chicago është fëmija i tretë për ta, pas vajzës katërvjeçare North dhe djalit dyvjeçar Saint.