Jeta luksoze e Bleonës! Këngëtarja udhëton në Emiratet Arabe

Mediale Vip

Jeta luksoze e Bleonës! Këngëtarja udhëton në Emiratet Arabe

Më: 20 janar 2018 Në ora: 12:34
Bleona

Bleona Qereti tash e sa vite është larguar nga Shqipëria drejt Amerikës për të realizuar ëndrrën e saj Hollywood-iane.

Gjatë muajit dhjetor, këngëtarja kishte “ndezur” rrjetin me imazhet tejet provokuese që i postonte çdo ditë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Bleona ka publikuar disa fotografi të reja me të cilat ka treguar se ka udhëtuar në Emiratet Arabe.

Ajo ka shkruar se ky është vendi më i pëlqyer për të dhe ishte bërë gati për të bërë një tretman.

Kujtojmë që këngëtarja ka njoftuar publikun se është duke përgatitur disa projekte të mëdha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat