Angela tregon unazën e martesës dhe thotë se kishte parashikuar gjithçka

Mediale Vip

Angela tregon unazën e martesës dhe thotë se kishte parashikuar gjithçka

Më: 20 janar 2018 Në ora: 22:04
Angela Martini me burrin e saj

Angela Martini është akoma në muajin e mjaltit me burrin e saj, pasanikun Dragos Savulescu.

Në dhjetorin e vitit 2017, modelja e famshme shqiptare e kurorëzoi me martesë lidhjen e saj me aktorin dhe producentin rumun.

Që atëherë, 31-vjeçarja ka publikuar vazhdimisht fotografi dhe video nga momentet e rëndësishme të jetës së saj personale.

Ndërsa kësaj radhe, ajo ka vendosur ta vë në plan të parë unazën e martesës, kurse në postimin që e shoqëron fotografinë ka treguar se e kishte parashikuar atë që do të ndodhte në jetën e saj.

“Para katër vitesh i thashë shoqes sime të mirë, Yael Lilienfeld, një dizajnere e shkëlqyer e stolive të çmuara, se një ditë ajo do të ma bënte unazën e martesës”.

“Po ashtu, para tre vitesh, kur akoma ishim duke jetuar në New York, i thash se do të zhvendosem në Los Angeles, sepse atje është vendi ku do ta gjej ‘të duhurin’”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat