Sara Kapo: Kam dështuar me ekzekutimin e videos së këngës

Mediale Vip

Sara Kapo: Kam dështuar me ekzekutimin e videos së këngës

Më: 21 janar 2018 Në ora: 06:47
Sara Kapo

Sara Kapo ka sjellë para pak ditësh projektin e parë muzikor 'Watching You' në gjuhën angleze. U komentua gjatë për daljen e saj pothuajse nudo, por Sarës nuk i pëlqen diçka tjetër nga kënga.

Ndërsa kënga po transmetohej në emisionin 'Why Not', moderatorja Roza Lati zbuloi se Sara tha se kishte dështuar në ekzekutimin e këtij videoklipi.

"Thjesht kur e krijova idenë se si e doja videoklipin e kisha menduar ndryshe fare, qoftë dhe në ekzekutim si pamje. Tani fillon i sheh këto por nuk më pëlqejnë shumë", tha Sara, e cila kishte pritshmëri më të mëdha.

Në lidhje me ekspozimin, ajo tregoi se ka patur njerëz që i thonin se duhet të ndërronte videoklip e të tjerë që i thonin se nuk është ekspozuar shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat