Gazetarja shokon të dashurën e Baris Arduc: “Çfarë sheh ai tek ty”?

Mediale Vip

Gazetarja shokon të dashurën e Baris Arduc: “Çfarë sheh ai tek ty”?

Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:05
Baris Arduc dhe Gupse Ozay

Baris Arduc dhe Gupse Ozay janë një nga çiftet më të diskutuar të momentin. Duket se e gjitha bota është kundër dashurisë së dy aktorëve, të cilët jo vetëm që kanë diferencë në moshë (Gupse është disa vite më e madhe), por siç shprehen fansat e tyre, dy aktorët dallojnë edhe në pamje.

Baris, i cilësuar si një nga meshkujt më të bukur në Turqi, mendohet se duhet të ketë në krah një tjetër grua. Edhe pse e pakuptimtë përderisa në mes është dashuria, fansat e dy aktorëve nuk e pranojnë personin që idhulli i tyre ka në krah. Kjo çështje është kthyer në shqetësim edhe për dy aktorët të cilët marrin vazhdimisht komente negative për marrëdhënien e tyre.

E fundit ka qenë gazetarja Hulya Avas. E ftuar në programin e saj, komediania Ozay është përballur me një pyetje mëse të drejtëpërdrejtë: "Çfarë sheh ai tek ty?"

Fillimisht të gjithë u shokuan nga kjo pyetje por Gupse e mori shumë me sportivitet. Aktorja shpërtheu në të qeshura dhe më pas tha: "Kam shumë besim në vetvete dhe mendoj se është e thjeshtë, ai tërhiqet nga unë, e kam bërë për vete" - u shpreh Ozay.

"Djemtë i pëlqejnë vajzat që i bëjnë për të qeshur. Unë nuk jam xheloze në përgjithësi në marrëdhënien tonë, përkundrazi mundohem ta mbështes gjithmonë Baris-in" - përfundoi aktorja e "Deliha".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat