Linda Hakaj nuk kishte bërë dasmë, se në vitin kur u martua të gjitha datat i kishte të zëna me ahengje ku duhej të këndonte

Mediale Vip

Linda Hakaj nuk kishte bërë dasmë, se në vitin kur u martua të gjitha datat i kishte të zëna me ahengje ku duhej të këndonte

Më: 21 janar 2018 Në ora: 18:51
Linda Hakaj

Linda Hakaj ka folur si rrallë herë për jetën e saj private.

Këngëtarja e njohur ishte e ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”, ku promovoi projektin e saj të ri muzikor “I pa harruar”.

Ndër tjerash, ajo ka treguar se është e martuar qe nëntë vite dhe ka një djalë të moshës dy vjet e gjysmë.

Këngëtarja, po ashtu, ka treguar se bashkëshorti, nëna dhe dy vjehrrit, i ndihmojnë shumë për t’u përkujdesur për djalin kur ajo ka angazhime në muzikë.

Linda shpalosi edhe një detaj interesant të jetës së saj në lidhje me martesën.

Tregoi se u martua pa dasmë, për të vetmen arsye se gjatë muajve korrik e gusht të atij viti që kishin planifikuar të martohen, të gjitha datat i kishte të zëna me dasmat ku ajo duhej të këndonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat