Grimeri i Kim Kardashian: Krenar që jam shqiptar

Mediale Vip

Grimeri i Kim Kardashian: Krenar që jam shqiptar

Më: 21 janar 2018 Në ora: 23:28
Mario dhe Kim Kardashian

Një nga mysafirët special të eventit ”ODA” mbrëmë ishte edhe grimeri me famë botërore Mario, i cili është edhe grimeri personal i modeles të famshme Kim Kardashian.

Mario përveç që mori pjesë, u nderua edhe me një çmim, madje u pa të jetë shumë i lumtur që erdhi në Tiranë mes personaliteteve më të shquara, njofton Klan Kosova.

Grimieri i njohur mbajti edhe një fjalim, të cilin e ka shpërndarë edhe në rrjetin e tij social Instagram, ku shprehet mirënjohës dhe falenderues për mbështetësit e tij shqiptarë.

Mbi të gjitha ai shprehu krenarinë e të qënit shqiptar.

 

????????????♥?????

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat