Portieri gjerman i skuadrës së PSG-së, Kevin Trapp, ka edhe një arsye më shumë që të kërkoj fitore në ndeshjet e futbollit.
E ajo është e dashura e tij, modelja e “Victoria Secret”, Izabel Goulart.
Së fundmi gjatë një interviste bukuroshja ka thënë se në qoftë se ekipi i Trapp humbë, çifti nuk kryen marrëdhënie seksuale.
Megjithatë në qoftë se fiton, portierin e pret një natë e gjatë me të dashurën.
“Ne e duam shumë njëri-tjetrin, katër ose pesë herë në javë. Por nëse ekipi i tij humbet ndeshje të rëndësishme, atëherë mes nesh nuk ka marrëdhënie seksuale. Por, nëse ai fiton, asnjë prej nesh nuk ka ndërmend të flejë” ka thene Goulart për Blid.