Ora e Capital T me çmim 10 mijë euro

Mediale Vip

Ora e Capital T me çmim 10 mijë euro

Më: 22 janar 2018 Në ora: 13:11
Capital T

Reperi Capital T është artist shumë i kërkuar i skenës sonë muzikore.

Ai është shumë aktiv si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Jo rrallëherë, Capo ka qenë i komentuar për veshjet e markave të njohura që aplikon në paraqitjet e tij publike.

Padyshim që këto veshje të brendeve me emër kushtojnë goxha nga ana financiare.

Më së miri tregon çmimi i një ore të markës “Rolex”, e cila bazuar në një faqe që publikon çmimet e veshjeve të VIP-ave tanë, kushton hiç më pak se 10.885 euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat