Lajmi për shtatzëninë e Zaimina Vasjarit kishte bërë bujë në medie muaj më parë.
Këngëtarja edhe pse në pritje të ëmbël, realizonte imazhe të tilla që vënin në dyshim shtatzëninë e saj.
Për disa javë, këngëtarja nuk ka qenë shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa tani ajo erdhi me një imazh ndarë nga seti i fundit.
Pra, ashtu siç është bërë zakon, edhe Zaimina realizoi një fotosesion me barkun e fryrë të zbuluar tërësisht.
E veshur me një palë xhinse dhe me një bluzë që i mbulon vetëm pjesën e gjoksit, këngëtarja shfaqet tejet josëse në këndin e kuzhinës.