Orinda Huta së shpejti me një projekt të ri

Mediale Vip

Orinda Huta së shpejti me një projekt të ri

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:52
Orinda Huta

Në një kohë kur të gjithë janë të fokusuar te shtimi i kileve të Orindës (dyshimeve dhe pritjen e lajmit për një shtatzëni), në fakt, këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka të tjera projekte në fillim të këtij viti.

Në llogaritë e saj sociale, Orinda ka lajmëruar vijimin e formatit të saj të ri, që ka nisur në vjeshtën e vitit të kaluar, Cover -  një program që ka në fokus mënyrën e të jetuarit – art, kulturë dhe çdo produkt tjetër nga lifestyle që përfshin çdo grupmoshë.

Por nuk qenka i vetmi qëllim i Orindës këtë fillimvit. Krahas punës së saj për programet televizive në Vizon Plus dhe Tring, Orinda ka vendosur që këtë vit t’i rikthehet këngës, madje edhe të rikthejë në tregun muzikor një prej kompozitorëve më të suksesshëm shqiptarë.

Siç ka mësuar Prive, Orinda është duke punuar për klipin e këngës “Xhelozia”, e cila është realizuar nga Armend Rexhepagiq. Klipi ende nuk ka nisur nga xhirimet, për shkak se grupi janë në kërkim të një lokacioni të veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat