Secili nga ne ndodhë që të ketë nostalgji për kohën e fëmijërisë, në të cilën kalojmë pjesën më të bukur të jetës.
Gjatë asaj periudhe sigurisht që kemi edhe fotografi, të cilat i shikojmë me ëndje, pasiqë na kujtojnë shumçka. Siç duket, nostalgji për kohën e fëmijërisë pati mbrëmë edhe këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani, i cili sot është emër shumë i njohur dhe i dashur nga publiku.
Ai në Instastory hodhi dy fotografi të kohës kur ishte fëmijë, ku nga to vërehet se Ylli edhe si fëmijë ishte mjaft i lezetshëm. Kujtojmë që projekti i fundit i Yllit është ”Dritat”, të cilin e ka në bashkëpunim me 2Po2.