Policia ndalon Lori Hoxhën

Mediale Vip

Policia ndalon Lori Hoxhën

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:57
Vis Bajraktari dhe Lori Hoxha

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, këtë të martë është ndaluar nga policia.

 Ajo drejtonte makinën e të dashurit të saj, Vis Bajraktari, një Mercedes G Class i zi me xhama të zinj. 

Të parët që e kanë pikasur këtë shkelje, ishin forcat Shqiponja, teksa makina kaloi pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Qarkullimi me automjete që i kanë xhamat e zinj është i ndaluar në Shqipëri. 

Për këtë arsye, pasi është ndaluar nga efektivët e forcave Shqiponja, aty kanë mbërritur edhe policët rrugorë, për të marrë masat penalizuese për xhamat e zinj.

Makina është e të dashurit të vajzës bukuroshe Lori Hoxha, automjet të cilin Vis Bajraktari e ka ekspozuar edhe në rrjetet sociale. Një dhuratë që Visi ja bëri vetes për ditëlindje në qershor të 2017-ës

Makina Mercedes G Classs e vitit 2017, kushton 120 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat