Varroset në vendlindje këngëtarja irlandeze Dolores O'Riordan

Mediale Vip

Varroset në vendlindje këngëtarja irlandeze Dolores O'Riordan

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:28
Këngëtarja irlandeze, Dolores O'Riordan

Këngëtarja e grupit Cranberries, Dolores O'Riordan është varrosur në një ceremoni private në vendlindjen e saj në Ballybricken në jugperëndim të Irlandës.

Ajo është përkujtuar si njeri që ka shpëtuar shumë persona nga “errësira e depresionit”.

O'Riordan, 46 vjeçare, është gjetur e vdekur në një hotel në Londër, në javën e kaluar.

Udhëtimi i saj në Londër ishte planifikuar për një seri incizimesh për një turne të planifikuar paraprakisht.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së saj.

Nëna e saj, tre fëmijet dhe anëtarët e bendit, kanë qenë në ceremoninë e varrimit të saj në kishën Shën Ailbe.

“Nuk ka fjalë adekuate për të përshkruar Dolores, apo për të treguar ndikimin e saj për të mirë gjatë viteve”, ka thënë miku i familjes, Canon Liam McNamara, që e ka njohur këngëtaren e ndjerë nga fëmijëria.

“Njerëzit që ajo ka shpëtuar nga errësira e depresionit është e pamundshme për t’i numëruar”.

O'Riordan, njihet për hitet e saj si "Linger" dhe "Zombie", derisa kryeministri irlandez, Leo Varadkar, e ka cilësuar atë si “zërin e gjeneratës së saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat