Drake ka një mesazh për Rihannën

Mediale Vip

Drake ka një mesazh për Rihannën

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:53
Rihanna dhe Drake

Edhe pse deklaroi disa kohë më parë se Rihanna ishte dashuria e jetës së tij, duket se çdo gjë ka marrë fund. Bëhet fjalë për çiftin më të famshëm Rihanna dhe reperin kanadez Drake, të cilët pak kohë më parë ishin në një lidhje së bashku, por që shumë shpejt përfundoi.

ÇIfti asnjëherë nuk i ka bërë me dije arsyet e ndarjes në media, por Drake duket se ka vendosur të flasë me anë të muzikës.

Reperi sapo ka publikuar dy këngë të reja, “God’s Plan” dhe “Diplomatic Immunity”, ku duket se do ti japë një mesazh të qartë ish të dashurës së tij, Rihhanës.

Në teksin e këngës God’s Plan’ bie në sy një pjesë ku Drake thotë: “Ajo më thotë: A më do? Unë i them: Pjesërisht! Unë dua vetëm mamin tim dhe shtratin, më vjen keq!”

Ende nuk dihet nëse këto vargje i kushtohen Rihannës, por sipas fansave të ish çiftit duket se po.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat