Adrian Gaxha ndahet nga e dashura

Mediale Vip

Adrian Gaxha ndahet nga e dashura

Më: 28 janar 2018 Në ora: 13:33
Adrian Gaxha me te dashuren

Megjithëse u përpoq të mos rrëfente asnjë detaj për lidhjen e tij të re, Adrian Gaxha nuk e mbajti më të fshehtë të dashurën pas disa fotove paparaci që iu zbuluan në aeroport ndërsa nisej për udhëtim.

Megjithatë, për më shumë se një vit ia doli ta mbajë sekret romancën.

Por lidhja e dashurisë me vajzën shqiptare që jeton jashtë ka marrë fund.

Megjithëse Gaxha u përpoq ta mbante sekret edhe këtë pjesë, burime të afërta pranë tij kanë rrëfyer për Prive se këngëtari i ka dhënë fund romancës.

Arsyet e ndarjes nuk dihen, por mësohet se para disa javësh, ish-partnerja e Adrianit ka përjetuar një ngjarje të vështirë që, me gjasë, ka çuar edhe në këtë vendim të çiftit.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe burime pranë këngëtarit. Statusi i Gaxhës është sërish single.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat