Rita Ora publikon imazh me të dashurin e saj

Mediale Vip

Rita Ora publikon imazh me të dashurin e saj

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 12:20
Rita Ora

Rita Ora është njëra ndër këngëtaret shqiptare më të famshme në botë.

Javën që lamë pas, Rita ishte në Prishtinë për të performuar për nder të dhjetë vjetorin e Pavarësisë, ku në koncertin e saj ishin të pranishëm mbi 300 mijë njerëz.

Këngëtarja nga Kosova është duke shijuar sukseset e saj me këngën e fundit të publikuar “For You” në bashkëpunim me Liam Payne.

Por përpos muzikës, Rita shumë shpesh ka qenë pjesë e lajmeve rozë edhe për jetën e saj private dhe lidhjen e saj të re me muzikantin Andrew Watt. E imazhet e çiftit bashkë nuk mungojnë as nga paparcët e as në rrjetet sociale nga vetë ata.

Rita ka publikuar disa imazhe në Instastory ku shihet se është në praninë e të dashurit, por jo edhe afër tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat