Ronela Hajati tregon një sekret, ja si ia del të duket në superformë në klipe

Mediale Vip

Ronela Hajati tregon një sekret, ja si ia del të duket në superformë në klipe

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 18:13
Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë”. Gjatë kësaj kohe, temë bisede janë bërë edhe format e saj trupore.

Ronela ka pranuar se së fundmi ka shtuar disi në peshë, por kjo nuk e ka penguar të veshë të gjithë veshjet që ajo dëshiron, pasi duket se këngëtarja ka një AS nën mëngë.

Bëhet fjalë për një hile që mesa duket përdoret edhe nga këngëtare të njohura botërisht si Beyonce.

“Unë vesh nga dy palë geta, sepse të mbledhin dhe trupi duket perfekt. Beyonce vesh 4 palë!”, rrëfeu Hajati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat