Gent Hazizi tregon lidhjen me gruan italiane më të madhe në moshë

Mediale Vip

Gent Hazizi tregon lidhjen me gruan italiane më të madhe në moshë

Më: 3 mars 2018 Në ora: 22:48
Gent Hazizi

Aktori Gent Hazizi duket se e ka në gjak humorin. Sot në emisionin “Xing me Ermalin” aktori rrëfeu eksperiencën e tij si emigrant dhe historinë e tij me një vajzë italiane më të madhe se ai në moshë. Mes humorit, aktori rrëfeu marrëdhënien me Deboran e cila për herë të parë e kishte ftuar në shtëpi.

“Unë isha çun i ri me flokë të gjata dhe kur isha në Itali njoha një vajzë e cila ishte më e madhe se unë dhe e kishte emrin Deborah. Një natë më çon në diskotekë Deborah dhe kur po iknim më fton në shtëpi, më thotë të pinim kafe. “Joooo” i thash ç’kafe është vonë, do na lësh pa gjumë. Pimë çaj këmbënguli ajo. Jo i thashë unë sërish. Dhe pastaj ajo më tha: Do vish të bëjmë dashuri? Po i thash do vi si jo.

Më çoi në dhomë dhe më puthi vetë e para. Ajo ishte nudo në krevat dhe unë kisha vetëm një çorape vesh. Futa gishin e këmbës ta heq dhe u pengova dhe rashë mbi të me kokë. Ajo e shkreta më tërhoqi nga vetja. Unë s’dija. Më tha derr, por mua më ngeli hatri. Ajo më kërkoi t’i flisja me fjalë të pista në shqip dhe aty u çlirova dhe nisa ta shaj në shqip”, tregoi me nota humori Hazizi.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat