I dhuroi veshkën Selenës, flet për herë të parë mikesha e saj

Mediale Vip

I dhuroi veshkën Selenës, flet për herë të parë mikesha e saj

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:12
Selena Gomez

Ish ylli i Disney ka rrezikuar seriozisht jetën pas operacionit që e shpëtoi atë nga transpalanti i veshkave.

Tani më e keqja ka kaluar, por Selena Gomes realisht ka rrezikuar të humbasë jetën.

Lidhur me këtë episod ka folur mikesha e saj e ngushtë, France Raisa, në një intervistë për W Magazine.

Pas gati një dekade miqësie, dy vajzat kishin vendosur të jetonin së bashku në një shtëpi.

Pikërisht gjatë bashkëjetesës së tyre u shfaq edhe sëmundja e Selenës, një sëmundje që shkatërron sistemin imunitar, duke shkaktuar inflamacion dhe dëme të organeve.

“Një ditë Selena erdhi në shtëpi pas analizave që ajo kishte bërë dhe ishte shumë serioze. Por një moment ajo nisi të qante. E pyeta përse dhe atëherë më rrëfeu se kishte nevojë për një veshkë të re dhe se lista e pritjes në spital ishte nga shtatë në dhjetë vite. Pikërisht këtu vendosa që ti dhuroj selenës veshkën time”.

Por duket se operacioni ka pasur komplikacione, të cilat kanë rrezikuar jetën e dy mikeshave.

“Sapo isha zgjuar, disa orë pas ndërhyrjes sonë, kur Selena më rrëfeu se kishte vërtetë frikë. Operacioni nuk përbënte rrezik deri në momentin që Selena më tha se kur ishte rrotulluar në shtrat kishte këputur një venë, e për këtë arsye u operua sërish me urgjencë”.

Francia, aktorja 29-vjeçare, tregoi publikisht fazat pas operacionit: “Unë nuk kisha dëshirë të ushqehesha dhe as të pija. Por edhe Selena kishte komplikacione. Ajo realisht mund të kishte vdekur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat