Rishfaqet Genta e ‘Big Brother’, flet për lidhjen me futbollistin: Jemi të afërt

Mediale Vip

Rishfaqet Genta e ‘Big Brother’, flet për lidhjen me futbollistin: Jemi të afërt

Më: 10 mars 2018 Në ora: 09:09
Gentiana Gjalpi

Pjesëmarrja në një reality show e bëri Gentiana Gjalpin një nga personazhet më të komentuar.

Edhe pse nuk është pjesë e televizionit apo medias, Genta vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu se si ka ndryshuar jeta e saj.

Ajo tregoi se para 4 vitesh është zhvendosur në Tiranë dhe po punon menaxhere marketingu në një kompani private.

“U bënë rreth 6-7 vite nga koha kur kam qenë në reality show, ishte koha kur mendoja se mund të bëja gjithçka. Ajo eksperiencë më ka ndryshuar jetën por jo gjithçka për mirë. Unë tani punoj në një kompani private. Jam tërhequr nga jeta publike sepse nuk jam ndjerë rehat. Shumica e komenteve për mua janë negative dhe nuk arrij ta shpjegoj nga vjen kjo”, tha Genta.

Vetëm pak kohë më parë në rrjetet sociale u bë viral lajmi se Gentjana Gjalpi po shijon një romancë me ish-futbollistin e Partizanit Mustafa Agastra.

Por Gjalpi e ftuar në “Rudina” sqaroi marrëdhënien me futbollistin. Ajo tha se Agastra është kushëri i largët i saj dhe se fotoja që të dy kanë publikuar është shkrepur në një spa ku ata kanë qenë me shoqërinë e tyre.

 “Ne ishim në një spa dhe nuk ishim vetëm ne por edhe shoqëria jonë. Faktikisht unë jam edhe kushërirë e largët e tij dhe kemi qenë edhe komshinj në të njëjtën lagje. Tani jemi shokë shumë të mirë. Por gjërat ndodhin, ai është simpatik dhe unë simpatike dhe njerëzit aludojnë”, tha Gjalpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat