Brad Pitt vijon i dashuruar me Angelina Jolie

Mediale Vip

Brad Pitt vijon i dashuruar me Angelina Jolie

Më: 10 mars 2018 Në ora: 12:25
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Janë ndarë pak kohë më parë pas disa vitesh martesë, dhe divorcin e tij me Angelina Jolie e ka konsideruar si ‘vdekje’.

Bëhet fjalë për aktorin Brad Pitt, i cili pikërisht për shkak të divorcit me Angelinën, ka vendosur të marrë pak kohë pushim, pasi sipas “The Sun” ai po përpiqet të “shërojë” zemrën e thyer pas ndarjes me të.

54 vjeçari kohën e tij po e shfrytëzon duke u përqëndruar totalisht tek vetja e tij, ndërsa të njëjtën gjë po bën edhe ish bashkëshortja, e cila ka deklaruar se është koha që ajo të fokusohet tek fëmijët dhe nuk mendon për partner të ri në jetën e saj. “The Sun” në lidhje me aktorin Brad Pitt shkruan: “Ai ka qenë në marrëdhënien më të gjatë të jetës së tij dhe tani që është single po përpiqet të bëjë ato gjëra që nuk mundi ti bënte më parë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat