Publikohet fotoja e parë e Messit dhe Antonellës me foshnjën e porsalindur

Mediale Vip

Publikohet fotoja e parë e Messit dhe Antonellës me foshnjën e porsalindur

Më: 11 mars 2018 Në ora: 08:26
Lionel Messi me gruan e tij

Lionel Messi gjatë ditës së djeshme ka marrë një lajm fantastik nga bashkëshortja.

Ylli i Barcelonës është bërë baba për herë të tretë në jetë pas dy djemve që ka pasur deri më tani.

Lajmin e lumtur e ka publikuar në rrjetet sociale, ku ka treguar se i sapolinduri do të quhet Ciro.

Por, tashmë djali i tretë i Antonella Roccuzzos dhe argjentinasi tashmë i është prezantuar publikut.

Ciro i është bashkuar vëllezërve Thiago e Mateoo dhe kjo ishte arsyeja pse futbollisti mungoi në ndeshjen katalunasve kundër Malagas.

 

No me alcanza el cuerpo de todo el amor que les tengo?? ???? Bienvenido Ciro??????????

A post shared by AntoRoccuzzo88 (@antoroccuzzo88) on

Roccuzzo ka publikuar në rrjetet sociale një foto me të porsalindurit dhe anëtarët e tjerë të familjes. Ndryshe, Messi dhe Antonella janë në lidhje ka njëzet vjet ndërsa vitin e kaluar janë kurorëzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat